Objekt me karakter banesor dhe afarist, i projektuar me një qasje bashkëkohore arkitekturore, ku ndërthuren funksionaliteti, eleganca dhe linjat e pastra. Përdhesa është e dedikuar për hapësira komerciale – dyqane, me fasada të mëdha xhami që krijojnë transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me ambientin urban. Katet e sipërme janë të destinuara për banim, duke ofruar privatësi dhe komoditet. Fasada minimaliste, kombinimi i materialeve dhe proporcionet e balancuara i japin objektit një identitet modern dhe elegant, duke e integruar natyrshëm në kontekstin urban të Vjenës.
- Vendndodhja
- Vienna, Austria
- Viti i Projektit
- 2023
- Kategoria
- Komerciale
- Shërbimet
- Arkitekturë, Enterier
- Sipërfaq
- 310 m²



