Private House

Private House

Rezidenciale

Ky projekt përfaqëson një shtëpi private dykatëshe me arkitekturë moderne, të realizuar në Pejë. Projekti është zhvilluar në mënyrë të plotë, duke filluar nga koncepti arkitektonik dhe faza e ndërtimit, deri te projektimi dhe realizimi i enterierit. Qasja jonë ka qenë krijimi i një shtëpie funksionale, bashkëkohore dhe të përshtatur me mënyrën e jetesës së familjes. Arkitektura karakterizohet nga linja të pastra, forma të thjeshta dhe një raport i kujdesshëm ndërmjet hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme. Në enterier është vazhduar e njëjta gjuhë projektuese, me fokus në funksionalitet, materiale të përzgjedhura me kujdes, tonalitete të ngrohta dhe detaje minimaliste. Çdo hapësirë është trajtuar si pjesë e një tërësie, duke krijuar vazhdimësi vizuale dhe një atmosferë të qetë e elegante. Nga ndërtimi deri te detaji i fundit i enterierit, projekti është zhvilluar si një koncept i unifikuar, ku arkitektura dhe dizajni i brendshëm plotësojnë njëri-tjetrin.

Vendndodhja
Pejë, Kosovë
Viti i Projektit
2021
Kategoria
Rezidenciale
Shërbimet
Projektim arkitektonik, Projektim i enterierit, Detajim, Përcjellje e realizimit.
Sipërfaq
280